Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është shoqëruar në Komisariatin numër 6 nga forcat e policisë pasditen e së shtunës.

Shkak janë bërë gjobat e vendosura nga punonjësit e rendit ndaj mjeteve të kompanisë së biznesmenit, në çastin kur në ambientet e saj zhvillohej një panair.

Sipas Policisë, biznesmeni u shoqërua për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve drejtuar punonjësve të rendit.

Vetë biznesmeni është shprehur për Report TV se nuk ka ofenduar asnjë prej punonjësve.

Ai ka shtuar se, ka kërkuar që të shkojë vetë në polici, ndonëse është ndjerë keq, pasi shoqërimi është bërë në prani të ambasadores së Kinës, e cila ka qenë e pranishme në momentin e ngjarjes.