Një makinë në pronësi të biznesmenit të kromit Rexhep Losha, ka shpërthyer gjatë natës së të dielës në qytetin e Bulqizës.

Gjatë momentit të shpërthimit, makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së pronarit. Nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka si piste kryesore hetimi konfliktet ne minieren e kromit. Burime per shqiptarja.com mesojne se biznesmeni po merret ne pyetje për të zbuluar autorët dhe motivet e kësaj ngjarje.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes policia ka përfunduar mbikqyrjen e provave ndërkohë që mësohet se biznemeni nuk ka patur konflikte të mëparshëm apo persona ku mund të dyshojë si tritolvënësit.

Gjithashtu vlen të theksohet se janë jo të pakta rastet kur minatorët kanë humbur jetën në minierën e Bulqizës dhe askush nuk ka dalë përgjegjës për këtë.