Edi Rama nuk ka humbur kohë në konstituimin e organeve drejtuese të partisë, të cilat u zgjodhën në Asamblenë Kombëtare të ditës së shtunë. Dje në mëngjes, Rama e nisi punën me mbledhjen e 7 anëtarëve të zgjedhur të Sekretariatit Organizativ, të cilëve u tha se do të nisë menjëherë puna për ndarjen e fushave të përgjegjësive mes tyre. Në këto kushte, takime janë zhvilluar dhe pasditen e djeshme, e do të vijojnë edhe gjatë gjithë javës, deri të hënën, kur pritet të mblidhet kryesia e re e PS-së, për të miratuar ?përshkrimin e punëve? të cdo sekretari. ?Puna e Kryesisë do të fillojë zyrtarisht të hënën e ardhshme, pasi sekretariati ekzekutiv të ketë përgatitur mbledhjen çelëse, por ndërkohë unë kërkoj që të mos humbasim asnjë minutë me vijimin e procesit të anëtarësimeve të reja, si dhe përgatitjet e Dialogut të ri me Shqipërinë, të cilët duhet të nisin nga baza e partisë për t?u materializuar në një draft komunikimi me publikun qytet më qytet, lagje më lagje me çdo komunitet dhe me çdo individ?-mësohet të ketë thënë Rama. Burimet thanë se çdo sekretari do t;i vihen në dispozion një zyrë në selinë qendrore të partisë, dhe një staf teknik ndihmës për realizimin e detyrave të lëna në përgjegjësi.

Kryesia e PS mund të shkarkojë ?dembelët? në krye të bashkive
Kryesia e re e Partisë Socialiste e cila pritet të mblidhet për herë të parë ditën e hënë, do të ketë edhe një kompetencë të re. Ajo do të mund të shkarkojë kryetarët e zgjedhur në krye të degëve socialiste të partisë, në rast se ata nuk janë eficentë në detyrën që ju është besuar. Kryetari i partisë në bashki do të zgjidhet me votim, pas miratimit të kandidaturave nga kryesia, por ata nuk mund të jenë as deputetë, as kryebashkiakë e as funksionarë shtetërorë.

Ata do të jenë të punësuar pranë partisë. Kufizimi i të drejtës së tyre për tu promovuar mund t?i bëjë ata neglizhentë në drejtimin e partisë, ndaj është marrë masa që ata të jenë në presionin e një vendim shkarkimi nga kryesia. Kryesia e Partisë do të miratojë përfundimisht listën e kandidatëve për deputetë. Në nenin 46, tek Detyrat e Kryesisë së Partisë, saktësohet: ?Me propozim të kryetarit të partisë, miraton kandidaturat për deputetë, kryetarë bashkie apo kryetar i qarkut. Me propozim të kryetarit të partisë miraton kandidaturat për kryetar, nënkryetar të kuvendit, kryetar dhe nënkryetar të grupit parlamentar, komisioneve parlamentare dhe delegacioneve parlamentare?.

Tek kriteret që duhet të përmbushë një deputet, ato unifikohen dhe me kushtet që duhet të përmbushë një individ për të marrë miratimin e forumeve të partisë si ministër i qeverisë socialiste. Ata duhet të përmbushin kriterin e pastërtisë penale dhe të integritetit shoqëror. Deputetët dhe ministrat, në rast se kanë pasur një mandat më parë, do të kalojnë në një test të kryesisë, e cila do të vlerësojë eficencën e tyre të mëparshme, marrëdhëniet me zonën elektorale, si dhe veprimtaria në sektorin përkatës të përgjegjësisë. Po ashtu do të shihet performanca in...