Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ironive të britanikëve lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE dhe krahasimit që ata i bëjnë me Shqipërinë.

Kreu i qeverisë shqiptare, në një shkrim të publikuar në revistën "The Times?, thekson se vendi i tij nuk duhet të shërbejë si model për jetën jashtë BE.

Duke iu drejtuar ministrit Gove, Rama shton se Marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk janë një model që të tregojnë matjen e Britanisë së Madhe me vetë Unionin.

"Ndoshta ne duhet të kënaqemi që Shqipëria është bërë qendër e debatit të Britanisë për Europën, por kur pash artikullin e Michael Gove i cili sugjeroi se Britani mund të braktisë partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të BE-së dhe në vend të saj të hyjë në një partneritet jo-europian me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjës, reagimi im i menjëhershëm ishte: A nuk është pak e çuditshme?!", thekson Rama në këtë analizë.

Ai i kujton ministrit britanik të Drejtësisë se "është krejtësisht absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë. Vendim im nuk është një model që duhet ndjekur nga Britania. Ne nuk duhet të shërbejmë si model për jetën jashtë BE-së", thekson më tej kryeministri Rama.

Një deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë përsa i përket tregtisë nëse del nga BE, është shndërruar në objekt tallje nga britanikët.

Në rrugët e Londrës janë vendosur billbordera me flamur shqiptar dhe me mbi shkrimet ?Nuk duam të bëhemi si Shqipëria?.

Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: "Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Seriozisht?.

Daily Mail e quajti qesharake idenë e tij dhe dërgoi një gazetar në Shqipëri për t?u treguar britanikëve se si gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, nën nivelin botëror të saj, me më pak se 5 dollarë në ditë.

Linku i shkrimit të Ramës për "The Times"