Kryedemokrati Lulzim Basha në një takim të thirrur një ditë më parë me gazetarët tha sot se vendi është në nje krizë ekonomike. 2.2 miliardë euro u vodhën vetëm në 2 vite qeverisje nga taksat dhe korrupsioni në çdo fushë tha Basha. Kreu i PD denoncoi publikisht 11 kompani që sipas tij i kanë marrë shqiptarëve në total 88 milion USD

"Jam këtu për shifrat shokuese të korrupsionit dhe mekanizimin me të cilin 2.2 miliardë euro iu janë marrë shqiptarë në taksa dhe prokurime publike. Kjo është shumë e rëndësishme pse vendi është në krizë totale ekonomike. Pamundësia që 46% e njerëzve të dalë nga pragu i mjerimit, siç tregojnë statistikat e BB.Shifrat flasin më mirë se ne. Sado të bilbilosë me truket e vjetra të propagandës, Edi Rama kësaj nuk i bën dot më makiazh. Këtë desha të them për ato që tha dje. Shqiptarët e dinë se ku është katandisur ekonomia.

Në fjalën e tij Basha tha se tenderat abuziv të dhëna nga qeveria dhe banda e OSHEE, ka blerë zyra dhe mobilie për 2015 me një vlerë prej 12.6 mld lekësh.

"Dy janë preokupimet e mia që t?ju tregoj se vidhen 2.3 miliardë euro në dy vite, si është instrumenti për ti marrë ekonomisë shqiptare gjakun e saj e çfarë do të ishte bërë nëse ato nuk do ishin abuzuar. Plani tjetër është shpjegojmë sa më qartë planin e PD për të nxjerrë vendin nga krizë, për të luftuar prapambetjen.2.2 miliardë euro vjedhje në 2014-2015. Pjesa e luanit përbehet nga 3 komponentë: abuzimi në dogana dhe tatime. Rritën taksat dhe tarifat, rritën 50% tatim ? fitimi. Rritën tatimin progresiv mbi të ardhurat. Rritën akcizat për naftën, alkoolin, cigaret e me gjithë këto tarifa e taksa të rritura , prapëseprapë kanë mbledhur më pak se plani se parashikimi dhe më pak se qeveria e mëparshme me taksa më të ulëta?.-tha Basha

Në përfundim Lulzim Basha tha se këto denoncime që bëri sot me fjalë do ti ndjekë në rrugë ligjore pasi janë ata që po pengojnë zhvillimin e vendit dhe mirëqënien e qytetarëve.

"Duke filluar nga nesër këto që thash sot do të denoncohet në mënyrë ligjore deri ën fund pasi ata i kanë prerë rrugën shumë investimeve dhe nevojave të shqiptarëve, dhe për tu thënë shqiptarëve që skemi vetëm shifra por edhe emra e mbiemra fakte të kësaj qeverisje."-tha Basha

Kompanitë e denoncuara nga Basha janë: "Alto Impeks, 1.4 miliard lekë, e zotëron nipi i Sadri Abazit, Arbër Abazi. Atelier 4 pronë e klientëve të Ramës, Shkreli- Eftimi 267 milion lekë. Clasic e Agron Papulit ka fituar 595 milion lekë tendera. Eurocol e Carapulit me vlerë 18 miliard lekë. Eurogjici në pronësi të Safet Gjicit 7.8 miliard lekë. Fastek e Ilir Beqjes fiton 752 milion lekë. Ndreu Security e Pjerin Ndreut 916 milion lekë. Market Distribution e Vilma Nushit 316 milion lekë. Omega Farma ka marrë 830 milion lekë. Në total 88 milion USD e shqiptarëve të marra nga këto 11 firma"

Gjatë kohës që Basha mban fjalën t ij në selinë blu kryeminsitri Rama ka komentuar në Facebook fjalën e tij duke shkruar: "Beme O Babe te te ngjaj!Shpif Baba e shpif Çuni,shpif e shpif...