Surprise Me!

Edicioni Informativ, 26 Prill 2016, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-04-26 3 Dailymotion

Nje dite pas publikimit te lajmit per vendimin e Gjykates se Larte per rrezimin e rekursit te prokurorise per ceshtjen e 21 Janarit, gruaja e nje prej viktimave, Ziver Veizi, ka kerkuar pezullimin e procesit civil qe ajo kishte hapur ndaj shtetit, per demshperblim. Ajo deklaroi se nuk kam me besim tek drejtësia.

Policia ka vendosur mbrojtje ndaj Nazime Vishes, pak jave pas daljes nga burgu, pasi presidenti Bujar Nishani i fali denimin e mbetur. Mbrojtja i eshte dhene per shkak se vajza e re thote se eshte kercenuar me jete nga bashkëshortja dhe djali i Fiqiri Muçës, personit qe ajo vrau me arme zjarri.

Shtate vjet pas privatizimit te OSSH, nje nga deshtimet me te medha ne privatizimin e ekonomine shqiptare, komisioni hetimor parlamentar i ngritur me kerkesen e mazhorances nisi punen. Ajo pretendon se shtetit i eshte shkaktuar nje dem prej 414 milion euro. Ne pyetje do te merret edhe ish kryeministri Berisha.

Rama i eshte pergjigjur anglezeve me humor anglez lidhur me talljen qe ata i bene Shqiperise ne fushaten e referendumit. Kryeministri i kujton anglezeve, vendit ku lindi futbolli se kete vit ne France, bashke me Angline gjendet edhe Shqiperia. Por shton se Shqiperia refuzon oferten serioze te euroskeptikeve angleze dhe se per shqiptaret e ardhmja eshte Europa e bashkuar.

Nje femije u sulmua nga nje qen pitbull ne Tirane dhe ishte ndërhyrja e te atit qe e shpetoi. Ai tani eshte ne kërkim sepse e vrau me nje arme zjarri qenin dhe plagosi edhe nje kalimtar. Por nderkohe jashte cdo kontrolli ne rruget e Tiranes shfaqen cdo dite kafshe te racave nga me te rrezikshmet si Pitbull apo Rotvajler.

Buy Now on CodeCanyon