Mynyre Muça, e veja e Fiqiri Muçës mohon të ketë kërcënuar Nazime Vishën. Në një reagim për Report Tv ajo thekson se Nazmija nuk duhet të ndjehet e kërcënuar prej të afërmve të saj.

"Nuk është kërcënuar nga asnjë. Nëse i duhet urdhër mbrojtje nga dikush tjetër, se nga fëmijët e mi nuk është duke e gjetur asgjë. Unë as telefonit nuk i kam rënë, por më ka marrë me numër privat. Dhe i kam thënë kunatave që më telefonojnë me numër privat, por se kush është nuk e di", thotë Mynyre Muça, e veja e Fiqiri Muçës i vrarë nga Nazime Vishaj 3 vjet më parë.

Edhe djali i tij mohon që ta ketë kërcënuar Nazimen. Ai thotë se drejtësinë e ka në dorë shteti.

"S'e kam marrë as në telefon e asgjë. Unë ia kam lënë drejtësinë shtetit. Po e zbardhi, mirë, s'e zbardhi, e zbardh zoti", thotë ai.