Në vijueshmëri të hetimeve për dosjen Shullazi, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nxjerrë dhe një urdhër sekuestrimi të llogarive të kompanisë arabe ?Saudi Brothers Commercial Company? dhe administratorit të kësaj kompanie Ylvi Beqja.

Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por edhe nga vetë administratori Beqja, i cili gjatë një komunikimi me gazetën ?Shqiptarja.com? pranoi se prokuroria ka vendosur një masë bllokuese ndaj llogarive bankare të tij.

Ndërkohë masë sekuestroje është marrë edhe për garazhin 1200 m2 që ndodhet në zonën e ?Nesharakut? në Tiranë.

Megjithatë, Beqja ka shpresuar se ky bllokim është i përkohshëm deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Nga ana tjetër sipas Prokurorisë, dyshohet se prona ish-hotel Vollga është përfituar me anë të dokumenteve të falsifikuara dhe për pasojë shitja e një pjese të saj, mund të ketë sjellë konsumimin e elementeve të veprës penale të pastrimit të parave. Për këtë fakt, është vendosur sekuestrimi i pronës dhe bllokimi i llogarive bankare thonë burimet.

Ndërkohë në ditët në vazhdim pritet që administrator i kësaj kompanie Ylvi Beqja, ta merrte në pyetje lidhur me atë që ka ndodhur me pronën tashmë të shumëpërfolur dhe dhurimin e 20 për qind të kësaj pasurie tek Emiljano Shullazi.

Në një intervistë të dhënë në ?Shqiptarja.com?, Ylvi Beqja ka deklaruar se Emiljano Shullazin e ka pasur komshi prej 13 vitesh dhe i ka kërkuar ndihmë që ta mbronte pasi i rrezikohej jeta nga pala kundërshtare.

Për pasojë, si shpërblim të kësaj, Beqja me miratimin edhe të pronarit arab të kompanisë ?Saudi Brothers Commercial Company? i ka dhuruar një pjesë të pronës shtetasit Emiljano Shullazi në shenjë mirënjohje.

Ndërsa pjesë tjetër prej 1749 m2 është shitur kundrejt 671 mijë euro, tek Fejzi Kodra.