Pas 25 vitesh nga rënia e Komunizmit telat dhe hekurat që rrethojnë ish-hotel Dajtin, Kishën Katolike dhe godinën e Partisë Demokratike do të hiqen për të krijuar më shumë hapsira të gjelbërta. Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë hapjes së Bunk?artit. Do degardizojmë zonën u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës<br /><br />"Ne do të propozojmë një heqje të të gjithë gardheve nga hotel Dajti, fusha mbas hotel Dajtit, tek Kisha Katolike, tek një bankë, tek Shqupi, xhamia është pa gardhe sepse e gjithë ideja është që një qytet ky të gjithë rrethohen me gardhe nuk e di në sfond patë disa nga minindërhyrjet tek hapësirat mes ministrive, hapësira komplet nga këto legjendat urbane që thonë mos kalo aty sepse është ministria dhe kjo s do të thotë asnjë gjë. Duam të vazhdojmë këtë fazë të dergatizimit të Tiranës."-tha Veliaj<br /> <br />Heqja e këtyre rrethimeve pritet të shoqërohet me debate, sidomos për pjesën ku ndodhet sot godina e Partisë Demokratike. Ish-SHQUPI është rrethuar me hekura dhe ka vetëm një hyrje, ndërsa projekti i bashkisë parashikon hapjen totale të saj.