Komisioni i ligjeve, ndonëse në mungesë të opozitës është shoqëruar me debatet mes vetë deputetëve të maxhorancës gjatë diskutimit për ndryshimet në ligjin për Për pyjet dhe shërbimin pyjor?.

Deputeti Eduart Shalsi i cili prezantoi para deputetëve të këtij komisisoni këtë iniciative tha se për këto ndryshime, përmes të cilave përcaktohen kompetencat e pushtetit lokal dhe atij qëndror për pyjet, është marrë edhe mendimi i 61 bashkive.

Kritika për këto ndryshime ka adresuar deputeti Bashkim Fino i cili tha se ka mospërputhje me ligji decentralizimit për pushtetin vendor.

Në fund komisioni miratoi me votat e maxhorancës dhe atë kundër të Bashkim Finos propozimin për ndryshimet në ligjin për shërbimin pyjor.

Ndërkaq komisioni miratoi edhe raportin vjetor të institutit të krimeve dhe pasojave të komunizmit, prezantimi i të cilit nuk kaloi pa debate mes drejtuesit të këtij institucioni Agron Tufa dhe deputetit Pandeli Majko.