Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është hapur në Tiranë Panairi i Punës ku 130 sipërmarrje ofrojnë 8 mijë vende pune. Kryemisnitri Rama tha se në Shqipëri ka punë, por nevojiten punëtorë të kualifikuar. Ai ftoi të gjithë të papunët të vijnë dhe të aplikojnë në panair.
Edi Rama: Kemi dyfishim të pjesëmarrjes së sipërmarrësve në këtë panair. Janë 130 sipërmarrje që ofrojnë 8 mijë vende pune. Shqipëria ka punë por kërkohen punonjës të kualifikuar. Në zyrat e punësimit 55 % e atyre që kërkojnë punë janë pa profesion. 40 % e ofertave nga sipërmarrja janë për teknikë të mesëm dhe specialistë të lartë. 35 % të tjera janë për zanatçinj
31 mijë kërkesa për vende të reja pune në zyrat e punës në vend
. ?Janë 31 mijë kërkesa për vende të reja punë?. Këshu ka deklaruar ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i pranishëm në hapjen e Panairit të Punës.
?Janë 31 mijë kërkesa për vende të reja pune në zyrat e punës në vend. Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë. Kudo binzesi ka nevojë për profesionistë?, tha Klosi.
Po ashtu ministri Klosi tha se po vijon puna për reformimin e zyrave të punës në të gjithë vendin.
?Kemi 5 fishuar fonde për nxitjen e punësimit?, tha ndër të tjera Blendi Klosi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/klosi-31-mije-kerkesa-per-vende-te-reja-pune-ne-zyrat-e-punes-ne-vend/