Gjatë fjalës së sotme përpara kuvendit të Shqipërisë deputeti ndoka ka bërë gafën e rradhës.

Ai është drejtuar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj duke i thënë: "Ju ndjeheni komod që opozita nuk është këtu. Dëgjova fjalën e ministrit të Ekonomisë, zotit Arben Ahmetaj?

Kjo ka bërë që deputetët të fillojnë të qeshin pasi ahmetaj nuk është më ministër i ekonomisë por ministër i financave që pas shkarkimit të ministrit Cani.

Por, ai e ka kuptuar gabimin dhe është munduar të dalë nga situata duke ironizuar ministrin Ahmetaj.

"Ministrit të Financës se akoma nuk është kuptu roli i tij. E shigjeton opozitën në mungesë të saj duke folur me veten...", sqaroi Ndoka.