?Shqipëria ka treguar se i ka përballuar me sukses sfidat e sigurisë?.

Kështu është shprehur sot sekretari i Përgjithshëm i NATO-S, Jens Stoltenberg, gjatë deklaratës së përbashkët me presidenti shqiptar Bujar Nishani, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në institucionet e BE-së dhe NATO-s.

Stoltenberg vlerësoi pozitivisht rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, përfshirjen në aksionet e NATO-s dhe rritjen e financimeve të qeverisë shqiptare në fushën e mbrojtjes.

?Kaluam mjaft kohë për të biseduar me presidentin për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmin dhe Shqipëria tashmë ka bërë shumë për të adresuar zgjedhjen e këtij problemi dhe një nga mënyrat është shkëmbimi i informacionit mes autoritete të inteligjencës shqiptare dhe atyre të NATO-s?, tha kreu i NATO-s, i cili këshilloi që Shqipëria të jetë më e përqendruar të mbrojtja në vitin 2016.

?Projektojmë në një botë më të rrezikshme me sfida mjaft të mëdha?, spjegoi ai.

Ndërsa, presidenti Bujar Nishani tha se Shqipëria është e vendosur për bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha aksionet e aleancës, luftën kundër terrorizmit dhe e angazhuar në politikën e fqinjësisë së mirë.

?Shqipëria është e vendosur të vijojë me politikën e fqinjësisë së mirë dhe të japë kontribut në çështjen e refugjatëve?, tha Nishani.

Ai preku edhe samitin e ardhshëm të NATO-s që do të zhvillohet në Shqipëri, për të cili u shpreh se ?shpreson që t?i japë zgjidhje një sërë çështjesh të rëndësishme?.