Surprise Me!

Report TV - Mashtruan me vizat, nënë e bijë deportohen nga Kanadaja

2016-04-28 2 Dailymotion

Autoritetet kanadeze kanë depërtuar nga Kandaja Lule Makashin dhe vajzën e saj Adeila Makashin të cilat akuzohen se përmes mashtrimit iu kanë marrë më shumë se 30 qytetarëve 5 milion euro, me pretendimin se do t?i çonin në Kanda.

Sipas informacioneve të policisë, arrestimi i tyre është bërë në Rinas, aty ku autoritetet kanadeze i kthyen në Shqipëri, pasi ato ishin shpallur në kërkim, pas ndalimit në Kanada.

Lule Makashi me vajzën u larguan për në Kanada pas kallëzimeve për mashtrim ku i përfshirë është edhe 25-vjeçari Klevis Rreshka.

Lule Makashi mashtronte për viza pune jo vetëm për në Kanada,por edhe në Australi dhe Angli ku merrte 18-20 mijë Euro për vizë, u kallëzua nga 27 persona

Ja njoftimi i policisë
Policia Kufitare Rinas ndalon dy shtetase (nënë e bijë) të shpallura në kërkim.
Me datë 27.04.2016, ora 23:30, u bë ndalimi i dy shtetaseve në kërkim :
L. M, 52 vjeçe, banuese në Tiranë.
A. M, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.
Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë për arsye se janë shpallur në kërkim, pasi me datë 25.04.2016 ne D. V. P. Tiranë janë paraqitur qytetar të shumtë, të cilët kanë kallëzuar se shtetesja L. M. dhe e bija e saj shtetsja A. M, i kanë mashtruar duke u marrë shuma të konsiderueshme parash me premtimin për punësim në Kanada.
Shtetaset e mësipërme i'u dorëzuan Seksionit të Luftës Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar për veprime të mëtejshme.

Buy Now on CodeCanyon