Surprise Me!

Varrosja e "21 janarit", Braçe: Legjitimon shkrirjen e Gjykatës së Lartë

2016-04-29 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Erjon Braçe, ishte i vetmi ndër deputetët e mazhorancës që dënoi nga foltorja e Kuvendit, mbylljen e çështjes së 21 janarit nga drejtësia shqiptare.
Turp, që rëndon mbi organet e drejtësisë, dhe legjitimim të shkrirjes së Gjykatës së Lartë, e cilësoi ai vendimin për të varrosur ngjarjen ku humbën jetën 4 protestues opozitarë.
Brace: Unë nuk mund të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë të hënën. Bëhet fjalë për shqyrtimin e çështjes së 21 janarit, krimit shtetëror të 21 janarit. Është vendimi që përmbyll një kalvar të gjatë shqyrtimi në institucionet e drejtësisë , apo dhe gjykimi pot ë doni, por vetëm gjykim nuk është bërë të vrasjeve shtetërore të 21 Janarit. E kam thënë dhe atë ditë ata gjyqtarë nuk janë as të lartë as të ulët. Ata nuk janë gjyqtarë.
Unë nuk mund ta pranoj, jo si deputet, as si jurist por nuk mund ta pranoj as si qytetar që kjo kastë gjyqtarësh e korruptuar të imponojë shoqërisë shqiptare vendimin e saj sipas të cilit 4 qytetarë në mes të bulevardit janë vrarë pa dashje. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje dhe plumbin ta marrësh në gjoks, në ballë. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje e një strukturë të armatosur shtetërore sic është garda e Republikës. Nuk mund të ketë vrasje pa dashje kur jepet urdhër për të qëlluar, për me tepër në turmë. Këta nuk mund t?i imponojnë askujt në këtë vend alibinë e tyre.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/groposja-e-21-janarit-legjitimon-shkrirjen-e-gjykates-se-larte/

Buy Now on CodeCanyon