Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Hollandën, por kjo nuk pengon ekstradimin e Arben Frrokut drejt Shqipërisë ku ai është i dënuar me burg përjetë prej 29 qershorit 2015 kohë në të cilën Apeli i Krimeve të Rënda shpalli vendimin sqaruan burime nga Ministria e Drejtësisë për ReportTv.

Të njëjta burime sqaruan se aderimi në konventën e ekstradimit të Shqipërisë dhe Hollandës detyron dy vëndet të shkëmbjnë midis tyre shtetas të kombësive të ndrsyhme

?Nga Hollanda mund të ekstradohet një Shqiptar nëse kërkohet nga Shqipëria por jo një Hollandez dhe anasjelltas ku një Shqiptar i kërkuar nga Hollanda nuk ekstradohet por një Hollandez ekstradohet për llogari të drejtësisë së vëndit të tij".

Referuar nenit 504 të kodit të procedurës penale kërkesa për ekstradim është ekskluzivitet i Ministrisë së Drejtësisë të dërgojë për palën hollandeze kërkesën për esktradim këtë rast ndaj shtetasit Arben Frroku.