Surprise Me!

Stadiumi me kullë, Rama u kthen përgjigje kritikëve: Po bëhet debati i pakuptimtë- Ora News

2016-04-29 5 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kritikave të shumta për projektin e stadiumit të ri në Tiranë, duke theksuar se prona është dhuruar nga Bashkia e Tiranës.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit ku po diskutohet kjo çështje, Rama tha se flasin për një monument kulture në mënyrë abstrakte.
Rama: Ç?është në fakt sot stadiumi Qemal Stafa? Është një qendër e mjeruar tregtare, një gërmadhë, një tendë garazhesh që nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë lloj standardi, jo për qendrën e Tiranës, por është një turp në mes të kryeqytetit. Është një turp i madh për vendin tonë. Takimin e parë që kam pasur me Presidentin e Federatës si kryeministër, rrezikohet që ekipi jonë të çohej në emigracion për të luajtur ndeshjet e kombëtares. Ky stadium është i damkosur nga UEFA. Tirana nuk mund ta ketë luksin që të ketë një gropë të errët gjatë natës dhe një gropë pa funksion gjatë ditës.
Duke folur për një tjetër çështje tejet të diskutuar, atë të financimit, Rama tha se nuk ka qeveri sot në Evropë që financojnë ndërtime stadiumesh.
Sipas kryeministrit, shumë stadiume në botë kanë vetëfinancime, gjë që stadiumet në Shqipëri nuk e arrijnë dot për shkak se nuk ka tifozë të shumtë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-qema...

Buy Now on CodeCanyon