Anëtarët e Komisionit të Sigurisë nuk kanë dyshime se, Shërbimi Informativ Shtetëror informon pikësëpari Sali Berishën dhe mandej shefin e qeverisë, Interpolin, policinë, prokurorinë dhe Presidentin. Deputeti i Partisë Socialiste, anëtar i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia, thotë për Shqiptarja.com se, Sali Berisha informohet nga drejtori i SHISH, Visho Lika. Sipas tij, informacione të tilla, Berishës nuk mund t?ia ofrojë askush tjetër.

?Nga kush tjetër mund të informohet Sali Berisha, veçse nga Visho Lika?, thekson Xhemal Qefalia. Ndërkaq, anëtari i Komisionit të Sigurisë, Piro Lutaj, deklaron se u takon krerëve të mazhorancës qeverisëse që të marrin masa, për të nxjerrë përgjegjësit që keqadministrojnë informacionet e rëndësishme. Deputeti Lutaj mendon se, segmente të institucioneve shtetërore ia kalojnë më parë informacionin Sali Berishës.

?Nuk është hera e parë që Sali Berisha administron informacion dhe linçon para publikut informacion shumë të rëndësishëm, i cili më parë duhet të kalonte nëpër institucionet zyrtare të shtetit.

Ja, ndodh që, segmente brenda tyre, ia kalojnë më parë informacionin Sali Berishës. Është detyra e drejtuesve të mazhorancës, që të bëjnë analizën dhe të nxjerrin përgjegjësit për keqadministrimin e informacioneve shumë të rëndësishme?, ka deklaruar deputeti Lutaj.