Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e dy të tjerëve është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Liqenin e Shkopetit, në aksin rrugor Milot-Burrel.

Një makinë tip Mercedez me targa AA 923 FH, që po udhëtonte nga Burreli në drejtim të Tiranës, sapo ka kaluar tunelin në afërsi të HEC-it të Shkopetit, ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë.

Aksidenti ka qenë fatal për dy nga udhëtarët, të cilët kanë humbur jetën në vend.

Makina tip ?Benz? është në pronësi të Ajet Rexhepit.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Laçit, ndërsa mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit si dhe identitetit të viktimave.