Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mes të ditës dhe pak metra larg qendrës së Shkodrës, 4 persona të maskuar dhe të armatosur tentuan të grabisin banesën e biznesmenit Sabah Rrashketa.
Ka qenë ora 12:45 minuta kur 4 personat në fjalë janë ngjitur në katin e tretë të pallatit në lagjen ?Vasil Shanto?, zona e njohur ndryshe si ?Sahati?.
Të informuar se në banesë nuk ndodhej njeri, ata kanë tentuar të hapin me forcë derën e blinduar, duke thyer njërën nga bravat.
Zhurma e krijuar ka shqetësuar banorët, të cilët pasi kanë pikasur se nuk ishin të zotët e shtëpisë, por persona të maskuar që po bënin hapjen me forcë të derës, kanë njoftuar policinë.
Kjo e fundit është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe sapo i është afruar zonës, 4 autorët kanë dëgjuar zhurmat e sirenave të policisë dhe janë larguar me shpejtësi nga krahu tjetër i rrugës, duke mos arritur të hyjnë në banesë, e duke i shpëtuar policisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hyne-per-te-grabitur-fnsh-rrethon-4-autoret-ne-banese/