Një vrasje me armë zjarri është regjistuar mbrëmjen e sotme në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, në ish-bllok.

Viktima është Elton Cico, 36 vjeç, i cili është qëlluar brenda një lokali pranë shkollës "Edith Durham", ish shkolla "11 Janari", në zonën e ish bllokut.

Dy plumba në kokë i kanë marrë jetën të riut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa dyshohet se shkak i krimit ka qenë një sherr i mëhershëm i viktimës me atentatorët.

Mësohet se viktima dhe atentatorët janë përleshur përpara vrasjes.

Elton Cico ka humbur jetën rrugës duke u transportuar për në Spitalin e Traumës.

Viktima nuk rezulton me precedentë penal dhe as i skeduar si pjesë e botës së krimit të organizuar.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të mundshme që çuan edhe në këtë ngjarje të rëndë.