Taksistët e rregullt, me licencë në qytetin e Fierit janë revoltuar kundrejt konkurrencës së pandershme, ku taksistët pa licencë qarkullojnë lirshëm në qytet duke ushtruar të njëjtin profesion, atë të taksistit, por me ndryshimi se këta të fundit nuk paguajnë taksa ndaj shtetit.<br /><br />Sipas drejtuesve te mjeteve me licence, ata qëndrojnë me orë të tëra në pritje të ndonjë pasagjeri por e kanë të vështirë që të gjejnë një të tillë pasi janë mjetet pa licence që ua vjedhin klientët. <br /><br />Edhe pse Bashkia e Fierit ka vendosur gjoba mjeteve pa licence që qarkullojnë dhe punojnë si taksistë, situata sipas taksisteve te rregullt vazhdon te mbetet problematike duke ndikuar ndjeshëm në ta ardhurat që fitojnë, të cilat janë shumë të pakta si pasojë e konkurrencës së pandershme.
