Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka premtuar se brenda këtij viti të gjithë studentët që vijojnë arsimin e lartë në Tiranë do të kenë në duart e tyre kartën e studentit, ndërkohë që institucioni që drejton do të rrisë investimet për rininë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i vendosur që ta mbajë këtë premtim duke u mundësuar studentëve instrumentin që do t?i ofrojë atyre shumë lehtësira në shërbimet që marrin nga qyteti.

Gjatë takimit periodik të vendosur tashmë me bordin rinor të qytetit ku bëjnë pjesë senatorët e gjimnazeve, koordinatorët e universiteteve dhe përfaqësues të organizatave rinore, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se po punohet për të realizuar këtë projekt, i cili përveçse do sjellë lehtësira për studentët, do të shmangë dhe shumë abuzime që ndodhin aktualisht me shërbime të tilla siç është edhe aboneja e studentit.

?Karta që do të kenë brenda këtij viti të gjithë të rinjtë e Tiranës do të jetë njëkohësisht mjet identifikimi për nevojat e qytetit, do të jetë aboneja jote me çip elektronik, sepse shoh që kriza më e madhe te studentët është mënyra sesi firojnë abonetë dhe se si gjithë këta matrapazët e linjave të autobusëve shkojnë i çojnë abonetë e studentit me çmim të reduktuar dhe subvencionuar në drejtim të paditur. Ne duam që karta e qytetit do të ndahet në kartë për rritur, pensionistë dhe student. Karta është instrument, nuk është qëllim në vetvete?, tha Veliaj në fjalën e tij.

Më tej, ai theksoi se me anë të kartës së studentit, ato do të marrin një sërë shërbimesh të subvencionuara nga Bashkia.