21 kryetar aktual të degëve të PD nga 35 ku do të kryhen zgjedhjet për kryetar degë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj vendimit të kryesisë së PD.

Kryetarët e konsiderojnë të papranueshme hyrjen në proces zgjedhor në mënyrë selektive.

Për këtë arsye, burime për Report Tv konfirmojnë se kryetarët e degëve që do të futen në zgjedhje kanë kërkuar takim me kryetarin Basha, takim i cili ende nuk është zhvilluar.

Megjithë pakënaqësitë e tyre, kryetari i Partisë Demokratike pas mbledhjes së kryesisë u ka nisur 35 degëve vendimin e kryesisë dhe një urdhër për procesin e zgjedhjeve të reja të partisë në bazë.

Në urdhër parashikohet ngritja e grupeve të punës në bazë qarku, dege, seksioni dhe grup seksioni me qëllim riorganizmin e strukturave të partisë me qëllim mbulimin territorial edhe në fshatin më të largët.