Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër fëmijë të komunitetit rom jetojnë prej një viti të vetëm në shtëpi pa ujë, drita dhe pa prindër. Fëmija me i madh është 14 vjeç dhe më i vogëli 1 vjeç. Babai i ka braktisur ndërsa nëna pas lindjes ka shenja të forta depresioni dhe nuk mund të kujdeset për ta.
Institucionet e përkujdesjes sociale nuk i kanë identifikuara asnjëherë si të mitur të braktisur. Fëmijët nuk marrin asnjë asistencë sociale dhe ndërpreja e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm janë bërë për shkak të debisë pasi të miturit nuk kanë mundësi të punojnë për të paguara faturat.
Anxhela Korra është 13 vjeç. Nësë ëndrrat për një bashkëmoshtare të saj ?thuren? mes librave apo risive të internetit, Axhela kërkon shumë më pak për të ndryshuar realitetin.
Të ndriçohet nga energjia elektike, jo më nga drita e qirinjve dhe të përqafojë prindërit e saj. Ajo jeton në shtëpi me dy vëllezërit 14 dhe 1 vjeç dhe motrën 8 vjeçe.
Kjo shtëpi për 4 fëmijët romë është strehëza më e sigurtë , falë bujarisë së një qytetari që e ia ka dhuruara familjes që nga viti 1999. Babi i ka braktisur dhe asnjë nga vajzat nuk di të thotë arsyet.
Ndërsa nëna ka pësuar depresion pas lindjes dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët e vegjël. Pasi ka qënduar në spitalin për disa muaj në spitalin nr 5 të kryeqytetit, ajo jeton përkohësisht tek të afërmit e saj në një nga zonat e Tiranës dhe ende është në gjendje të rënduar të shëndetit mendor.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kater-femije-te-braktisur-prej-1-viti-jetojne-pa-uje-dhe-pa-drita-apeli-ne-ora-news/