Negociatat politike për përmbylljen e draftit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi po ecin me ritme të ulëta. Kjo gjë ka shqetësuar misionin e Bashkimit Evropian, dhe njësinë speciale të saj në Shqipëri që asiston këtë reformë, Euralius. Shqiptarja.com zbardh një letër që ky mision i ka dërguar ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani, kreut të komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, e një sërë aktorëve të tjerë të rëndësishëm pjesë e kësaj reforme. Kjo letër shoqëron një paketë ndryshimesh që ky mision, në kuadër të reformës në drejtësi, propozon për ndryshime në Kodin Penal dhe në Kodin për Procedurën Penale.<br /><br />Në letër thuhet se negociatat politike po ecin ngadalë, dhe se në këto kushte, duhet të punohet paralelisht për ndryshimet në kode e ligje të tjera të rëndësishme. ?Procesi i reformës që po kryhet në Parlament mund të kërkojë një konsultim më të shpejtë (deri në fund të prillit?), ndaj përmirësimi i formulimeve dhe strukturave në fjalë mund të bëhet paralelisht me ose si rezultat i procesit të konsultimit. Ne japim këto vendime për palët politike të angazhuara dhe jemi të gatshëm për të kontribuar më tej?-thuhet në letër. Në këtë mënyrë, ky mision ka nisur punën e rekomandimeve konkrete për Kodet, duke e bërë ëktë punë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.<br /><br />?Në kuadër të reformës në vazhdim, aktorët politikë u pajtuan se ministri i drejtësisë ka përgjegjësinë mbi Kodin e Procedurës Penale dhe e jep këtë projekt si një kontribut për procesin e reformës në vazhdim. Kjo është arsyeja pse Euralius ja dërgon këtë draft ministrisë së drejtësisë. Versioni shqiptar duhet të ri-kontrollohet nga ekspertë shqiptarë për të parë teknikën tradicionale shqiptare legjislative dhe formulimin ligjor shqiptar. Struktura e draftit aktual ndjek legjislacionin ekzistues. Ndokund mund të ketë nevojë për të rinovuar të gjithë strukturën e ligjit për të bërë ndryshime strukturore logjike më. Kjo do të nënkuptonte zgjedhje dhe zhvendosje në artikuj apo edhe të paragrafëve?-thuhet në letër.
