Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një stuhi e fuqishme në zonën e Roskovecit rrafshoi për tre minuta, 5 ha sera të mbjella me domate.
Dëmet e shkaktuara në fshatin Suk 1 të njësisë administrative Strum kanë dëmtuar 15 fermerë. Nga forca e stuhisë janë shkatërruar dhe kolonat e betonit, rrëzimi i të cilave ka lënë të plagosur një fermer.
Banorët thonë se dëmi përllogaritet në dhjetëra miliona lekë të reja.
Fermerët të cilët kanë dhe kartën e fermerit, pohojnë se kanë marrë kredi që kanë filluar këtë biznes.
Një komision i bashkisë, pritet të inspektojë zonën për të verifikuar dëmet, ndërkohë që banorët e prekur kërkojnë ndihmën e ministrisë së bujqësisë qoftë për të përfituar subvencion, por edhe për t?u lehtësuar kredinë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nje-stuhi-e-fuqishme-shkaterron-serat-ne-roskovec/