Demokratët i janë rikthyer këtë të martë marrëdhënies normale me parlamentit, duke i dhënë fund bojkotit 10 ditor në shenjë solidarizimi me ish liderin Sali Berisha.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, të mbledhur për rreth 30 minuta paradite.

PD-ja i bojkotoi për 10 ditë punimet e Kuvendit, në shenjë proteste ndaj përjashtimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha me vendim të Byrosë Parlamentare, pas deklaratës së bërë prej tij në parlament për armatosjen e popullatës.

Menjëherë pas kryesisë së partisë, deputetët i janë drejtuar kryesisë së kuvendit për të marrë pjesë në komisionet parlamentare që kishin nisur të zhvilloheshin.

Ata ishin aktivë në gjatë diskutimeve siç kanë premtuar se do të jenë dhe në seancën plenare të së enjtes dhe në komisionet e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore, ët cilat priten të mblidhen gjatë kësaj jave.

Zgjedhori për të shqyrtuar propozimet për ndryshimin e kodit nga KQZ dhe OSBE/ODIHR dhe reforma në drejtësi për të vendosur mbi propozimet e EURALIUS dhe OPDAT për të zgjidhur ngërçin politik me këtë reformë. Pikërisht për drejtësinë ishte dhe vizita e mëngjesit e ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës.