Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka uruar për pranimin e Kosovës në UEFA.

?Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tash e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare - disa lojë do t'i fitojmë, disa do t'i humbim, por kurrë më s'do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve?, ka shkruar Thaçi.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe krenar që Kosova sapo arriti të anëtarësohet në UEFA.

Mustafa, i cili gjendet edhe vetë në Budapest, ka thënë se futbolli kosovar së shpejti do të jetë dhe anëtar i FIFA-s.

?Të dashur miq, ndihem shumë i lumtur dhe krenar që shteti ynë sapo arriti edhe një sukses kulminant historik. Futbolli kosovar nga sot është anëtar i familjes evropiane të futbollit, UEFA-s. Shumë shpejt edhe i FIFA-s. Kosova po përjeton një periudhë të sukseseve të jashtëzakonshme. Rezultatet kulminante, produkt i përkushtimit tonë dhe përkrahjes së miqve ndërkombëtar, do të vazhdojnë në ditët në vijim. Të ndihemi krenar me Atdheun tonë!?, është shprehur kryeministri Isa Mustafa.