Nga 61 bashki, vetëm 17 prej tyre marrin notë kaluese sa i takon zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit. Një fakt të tillë e pohoi sot Drejtori i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik, Gerti Shella, gjatë prezantimit të raportit të monitorimit për të drejtën e informimit në nivel të qeverisjes vendore.

Sipas raportit, vetëm 25 bashki kanë faqe zyrtare në internet, ndërsa 35 të tjerat nuk kanë fare faqe aksesimi online.

52 bashki nuk kanë adoptuar programet e transparencës, ndërsa ajo që bie në sy është se Bashkia e Tiranës ka marrë notën katër për këtë pjesë.

?Vetëm 14 bashki kanë publikuar vendimet e Këshillit Bashkiak. Përsa i përket rankimit të bashkive, Bashkia Tiranë vlerësohet me notën 4 për programin e transparencës?, tha Shella.

Ndërkohë, komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, Besnik Dervishi u shpreh se ligji për të drejtën e informimit përcakton edhe sanksione ndaj bashkive.

?Ne kemi mundësi të vendosim gjoba, por detyra jonë është që bashkitë të jenë transparente. Mungesa e dhënies së informacionit vjen prej neglizhencës si dhe mungon aftësia profesionale nga ana e koordinatoreve. Gjithashtu bashkitë nuk e duan transparencën?, tha Dervishi.

Ai theksoi se nga 274 kërkesa, 199 janë zgjidhur me ndërmjetësim.

?70% e ankesave është zgjidhur me ndërmjetësimin e zyrës së komisionarit?, vijoi ai.