Surprise Me!

Report TV - Kryesia e PS,Rama:Nisim betejën me fitoren e zgjedhjeve të 2017

2016-05-03 0 Dailymotion

Partia socialiste në mbledhjen e parë të kryesisë pas Asamblesë ka patur në fokus zyrtarizimin e kandidatëve e të gjithë degëve si dhe miratimin e kalendarit të festimeve për 25 vjetorin e themelimit të Partisë.

Në fjalën e tij së bashku me sekretarët e sapozgjedhur kryeministri Rama ka theksuar se beteja nis me fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

"Kjo kryesi e nis detyrën me një objektiv madhor afatshkurtër, në fitoren e zgjedhjeve të qershorit të vitit 2017. Eshtë një objektiv afatshkurtër. Sot një vit jemi në sprintin final të mandatit dhe në prag të finishit elektoral, çdo ditë e kësaj periudhe deri ditën e zgjedhjeve të PS-së është një ditë në funksion të zgjedhjeve. Fushata e antarësimeve të reja duhet të hyjë në një fazë të re ku cdo anëtar duhet të jetë protagonist. Objektivi i 150 mijë anëtarëve është i arritshëm."-tha Rama

Ai theksoi se fokus i PS duhet të jetë rritja e numrit të anëtarësimeve të reja në mënyrë që ai të shkojë në 150 mijë brenda qershorit të ardhshëm.

"Fushata e antarësimeve të reja duhet të hyjë në një fazë të re ku çdo anëtar duhet të jetë protagonist. Objektivi i 150 mijë anëtarëve në këtë vit jubilar është i arritshëm. Kjo rritje nuk është aspak qëllim në vetvete, nuk është një rritje mekanike por një shtrirje kapilare e organizatës socialiste në çdo shtresë e grup.Reformimi i strukturës sociale të organizatës, përbërjen e saj është domosdoshmëri jetike në këtë rritje. Ndryshe rritja për rritje mund të jetë e dëmshme.Nuk është simbolike por edhe përmbajtësore që në këtë fazë të re të fushatës së anëtarësimeve e gjitha të zhvillohet në zinxhirin e kremtimesh e refleksionesh deri në ditën e festës së 25-vjetorit" tha ai.

Kryeministri Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste ka renditur një sërë reformash të cilat janë vënë në zbatim nga ana e qeverisë së drejtuar prej tij, të cilat sipas Ramës kanë shtirë shinat e krijimit të një shteti ligjor që i mungoi kësaj gjenerate, por që gjenerata tjetër nuk do ta vuajë.

Nga ana tjetër, Rama ka thënë se Reforma në Drejtësi ka ardhur koha që ti jepet drejtim, në mënyrë që të mos shkatërrohet e gjithë puna e bërë për reformimin e të jgithë sektorëve dhe krijimit të një shteti ligjor, ndërkohë që ka shtuar se Partia demokratike duhet t'i japë fund lojërave dhe justifikimeve të saj.

"E dimë mirë se e gjitha ka nevojë për reformën në drejtësi siç duhet. Pa këtë reformë gjitha reformat e tjera për shtet ligjor kërcënohen seriozisht ndoshta për tu kthyer edhe njëherë mbrapsht nga e para. Ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund këtë proces.Ajo do të jetë e shkruar me partnerët tanë ndërkombëtar dhe Komisionit të Venecias.Ka ardhur koha që ta shtyjmë përpara procesin dhe pala jonë në komision duhet të këmbëngulë që procesi të mos rrijë në vend dhe palët të ballafaqohen me të vërtetën. Loja që PD ka organizuar me alibi e justifikime nuk mund të vazhdojë pafund.Ka ardhur koha që të gjitha palët të ballafaqohen me të vërtetën.Është momenti për ta shty...

Buy Now on CodeCanyon