Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri Manjani mohon të ketë mosmarrëveshje mes policisë dhe prokurorisë.
?Prokuroria heton, policia arreston. Ky është ligji? ka thënë Manjani në një reagim për gazetarët. Manjani sqaroi dhe deklaratën e djeshme, kur duke iu drejtuar qytetarëve për të denoncuar në prokurori rastet e tyre nuk përmendi policinë.
?Kur unë thashë se duhet hetuar nuk përjashtova policinë dhe askënd tjetër që kryen detyrat. Them të mos humbasin kohë të denoncojnë nëpër media e zyra kot .. nuk ka çështje mosmarrëveshje mes policisë dhe prokurorisë?
I pyetur nëse ka ndonjë ftohje mes koalicionit PS- LSI përgjigjja e Manjanit ishte: ?Pse kaq shpejt u ftohka koalicioni?
Deklarata u bë pas takimit që ministri zhvilloi me investitorët e huaj në vendin tonë. Gjatë takimit Manjani informoi për ndryshimet ligjore që kanë lidhje me transparencën dhe procedurat. Ai nënvizoi reformën në drejtësi , si të rëndësishme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/manjani-ska-mosmarreveshje-mes-policise-dhe-prokurorise/