Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Meta mbërriti me vonesë në një konferencë mbi reformën në drejtësi. I karakterizuar nga korrektesa, kryeparlamentarti u kujdes të sqaronte se minutat e vona ishin të justifikuara sërish me drejtësi.
Meta: Kërkoj falje për vonesën në këtë takim për reformën në drejtësi, por prapë angazhimi për reformën në drejtësi ishte shkaku që u vonova.
Kreu i kuvendit Ilir Meta dha sërish garancinë se 20 votat e LSI-së janë pro reformës në drejtësi duke dërguar edhe një apel për dy partitë e mëdha, PS dhe PD, që të miratojnë sa më parë reformën.
Kryeparlamentari, dha një afat të ri të miratimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese, kur foli për javë, dhe jo muaj, deri në ditën e ngritjes së kartonëve të nevojshëm.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-ndryshimet-kushtetuese-te-miratohen-ne-javet-jo-ne-muajt-qe-vijne/