Surprise Me!

Report TV - Halimi: Të hënën vendosim për draftin final të reformës në drejtësi

2016-05-04 0 Dailymotion

Bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Eduard Halimi, u shpreh se opozita do të vendosë të hënën për qëndrimin përfundimtar lidhur me reformën në drejtësi.<br /> <br />Pas mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, ku morën pjesë edhe ambasadorët Lu e Vlahutin, Halimi theksoi se PD do të marrë një vendim pasi të ketë shqyrtuar draftin final të marrë ditën e sotme në komision.<br /> <br />?Drafti përfundimtar duhet parë nga ekspertët. Opozita shprehet dakord për komponentin antikorrupsion. Duhen parë e analizuar javën e ardhshme. Ditën e hënë do të vazhdohet me diskutimet në parim dhe komponentin antikorrupsion. Ditën e hënë do të flasim për qëndrime konkrete?, u shpreh Halimi.

Buy Now on CodeCanyon