Bako Buzheri i cilësuar si "kapoja" i Lazaratit është ndaluar këtë të mërkurë nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për goditjen e efektivëve të policisë në aksionin e 2 vjetëve më parë.Buzheri ka kundërshtuar efektivët e policisë madje dhe i ka goditur me grushte, pasi ata kanë tentuar ta ndalonin në afërsi të sheshit "Karl Topia" në kryeqytet ku ai ndodhej në shoqërinë e 30 vjeçarit Tahir Brahimi gjithashtu i arrestuar.

Pas këtij veprimi policia ka qëlluar në ajër me armën e zjarrit duke thirrur "Policia Kriminale, Mos Lëvizni". Sapo është bërë i mundur neutralizimi i dy personave Buzhari
ka nxjerr një sasi të dyshuar si lëndë narkotike "Cannabis Sattiva", dhe e ka gëlltitur.

Sipas policisë efektivët kanë bërë të mundur sekuestrimin e një pjesë të kësaj lënde narkotike. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Tahir Brahimi policia gjeti dhe sekuestroi një numër të konsiderueshëm farash të dyshuara narkotike.

Ende nuk dihet shkaku se për se ai është ndaluar apo ishte në kërkim, por burimet e policisë thonë se ai ka qenë në hetim prej policisë së shtetit, pa saktësuar veprën.

Pas ndalimit, policia shoqëroi Buzherin dhe personin tjetër në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës,duke i marrë në pyetje. Pritet që ai të akuzohet për goditje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë, në krye të detyrës si dhe të prodhimit mbajtjes e shitjes së lëndëve narkotike.