Banka e Shqipërisë ka ulur për të dytën herë radhazi brenda këtij viti normën bazë të interesit, duke e çuar në minimumin historik prej 1.25%. Lajmi u bë publik nga Guvernatori Gent Sejko, sipas të cilit megjithëse në trajektore pozitive, ekonomia gjendet nën potencialin e saj të zhvillimit. <br /><br />Nisma synon nxitjen e huadhënies nga sistemi Bankar, i cili, sipas Guvernatorit duhet të jetë më kurajoz në vendimet për kreditim.<br /><br />"Në përgjigje të tyre, në vazhdim të analizave dhe parashikimeve të Raportit Tremujor të Politikës Monetare, të miratuar sot nga Këshilli Mbikëqyrës, si dhe në linjë me qëndrimin e mëparshëm të politikës monetare, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Kjo ulje e normës bazë të interesit synon rritjen e stimulit monetar në ekonomi. Nëpërmjet reduktimit të normave të interesit në tregun financiar, politika jonë monetare synon të mbështesë rritjen e mëtejshme të kredisë, të konsumit dhe të investimeve private. Kjo lëvizje sinjalizon gjithashtu vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në përputhje me objektivin e saj të inflacionit."-tha Sejko