Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është zbardhur drafti i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi.
Drafti rreth 45 faqesh është propozuar nga ekspertët e EURALIUS e OPDAT, për të cilin ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu kërkoi miratimin sa më të shpejtë të tij.
Sipas ndryshimeve të propozuara, në nenin 125 të draftit, thuhet se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, tre prej të cilëve emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë emërohen nga Kuvendi dhe tre anëtarë emërohen nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative, një institucion ky i ri.
?Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Kur në votimin e parë Kuvendi nuk siguron shumicën e kërkuar prejtre të pestave, brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës së kandidatëve, kandidati i renditur më lart konsiderohet i emëruar?, thuhet në pikën 2, ku theksohet se ky propozim bazohet mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Sipas propozimeve, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vite në këtë post pa të drejtë riemërimi.
Çdo kandidat duhet të vijë nga radhët e juristëve dhe duhet të ketë përvojë pune të paktën 15 vite si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor apo lektor i së drejtës, ?me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës?.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/zbardhen-shba-dhe-be-per-reformen-ne-drejtesi/