103-vjetori i filatelisë shqiptare vjen me një ekspozitë të përmasave nga më të mëdhajat deri më sot në Galerinë Kombëtare të Arteve. Marrin pjesë koleksionistët më të njohur shqiptare e të huaj.

Ekspozita Ndërkombëtare e Filatelisë ?Balkanfila 2016?, organizohet nga shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë me Sponsorizmin e Postës së Shqipërisë. Koleksionisti i njohur Thoma Nika rrëfen disa nga projektet më të rëndësishme në këtë ekspozitë

Ekspozita Ndërkombëtare e Filatelisë ?Balkanfila 2016? organizohet për herë të parë në vendin tonë me kontributin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Ai do të jetë konkurrent në këtë garë me koleksionin e pullave postare të Kosovës. Siç dihet kreu i LSI-së është i apasionuar pas filatelisë.

Na garën e çmimeve ?Balkanfila 2016? do të të marrin pjesë mbi 100 filatelistë nga të gjitha vendet e Ballkanit, dhe nuk mungon as koleksionisti më i vjetër korcar Kristo Jorgji