Surprise Me!

Report TV - Vizat, Gjykata bllokon agjencinë e llogaritë e Lule e Adeila Makashi

2016-05-06 1 Dailymotion

Llogaritë bankare të agjencisë së punësimit Ande-Lm, administratores Lule Makashi dhe të bijës Adeila Makashi janë vendosur nën sekuestro për llogari të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës.

Siç shihni në këtë faksimile të vendimit të sekuestros kjo masë është vendosur nga gjykata e Tiranës e cila ka pranuar kërkesën e organit të akuzës.

Lule Makashi u prangos pak ditë më parë teksa u deportua nga Kanadaja së bashku me të bijën Adeila ndërsa qëndron me masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e mashtrimit me pasoja të mëdha.

Urdhëri i sekuestros i është shpërndarë të gjitha bankave të nivelit të dytë ndërsa burime nga grupi hetimorë i thanë Report TV se është gjetur në këto banka një sasi e vogël parash që do ti shpërndahet personave të mashtruar.

Të njëjtat burime sqaruan se pak ditë para se të largohej drejt Kanadasë Makashi ka kryer veprime të shumta në bankat e nivelit të dytë duke boshatisur llogaritë bankare.

Gjatë arrestimit Lule Makashit ju konfiskuan 3600 dollarë dhe 21 telefona celular me të cilët ajo komunikonte me klientët që mashtronte prej më shumë se 1 viti.

Numri i personave të mashtruar nga agjencia Ande-Lm në pronësi të Makashit me premtimin se do të punësoheshin në Kanada, Angli dhe Australi ka arritur në 360 ndërsa pak ditë më parë këta shtetas i dërguan një peticion Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Buy Now on CodeCanyon