Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman, shprehet se miratimi i reformës në drejtësi do të mundësojë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë Konferencës "Shqipëri-Serbi, drejt të ardhmes në BE", që po zhvillohet në Durrës, ambasadori gjerman theksoi se shpreson në një miratim të shpejtë të reformës në drejtësi.

"Kemi shprehur besimin se do të miratohet reforma në drejtësi dhe ne shpresojmë në miratimin e saj. Kur themi reformë në drejtësi, flasim për rëndësinë e saj. Procesi për hyrjen në BE duhet kohë të zhvillohet. Nëse miratohet reforma pres që komisioni të dalë në një rezultat pozitiv për hapjen e negociatave", u shpreh Hoffman.

Sipas tij, procesi i integrimit kërkon kohë dhe këtë të gjithë e dinë.

I pranishëm në këtë konferencë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se pa ndihmën e ambasadorëve, është e vështirë të çohet përpara reforma në drejtësi.

"Pa ambasadorët, reformën në drejtësi e kemi të vështirë ta çojmë përpara ndaj ne duhet të çlirohemi nga komplekset", theksoi Meta.