Kryesia e re e Partisë Socialiste miratoi në mbledhjen e saj të parë një udhëzim, sipas të cilit do të zhvillohen zgjedhjet brenda partisë për zgjedhjen e 61 krerëve të degëve. Sipas këtij udhëzimi, Asambleja Socialiste e Bashkisë do të mblidhet për të miratuar kandidaturat e mundshme, dhe do t?ja dërgojë ato Kryesisë së PS brenda datës 17 maj. Më pas do të jetë kryesia e madhe e partisë ajo që do të bëjë seleksionimin përfundimtar dhe kandidaturat e miratuara do të hidhen në garë në bazë për tu zgjedhur brenda datës 25 maj.<br /><br />Në këto kushte, në bazën socialiste ka filluar tashmë gara mes pretendentëve, të cilët kërkojnë jo vetëm propozimin në bazë, por edhe mbështetjen e ministrave dhe deputetëve për të marrë miratimin e kryesisë përpara se të hidhen në garën me votë në asamblenë e Bashkisë. Shqiptarja.com sjell tabelën e plotë të kandidatëve që kanë shprehur ambicie në 61 bashkitë e vendit, teksa emra të tjerë mund të jenë surprizë e këtij procesi.