Kamera e sigurisë e një pallati në kryeqytet, e vendosur nga banorët e tij, zbulon bandën e vjedhjes së banesave nëpërmjet thyerjes së fishekut të dyerve me pajisje të posaçme.

Oltion Nurçe, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, të cilin e shihni në këtë foto, është personi i arrestuar.

Nurçe i njohur me nofkën ?Kiçi?, bashkë me Xhiljon Hoxhën, të cilin e shihni në këtë foto, për gati gjashtë muaj ishin bërë ?tmerri? i banesave në kryeqytet.
Më tepër se 12 vjedhje dyshohen se mbajnë autorësinë e këtyre personave, ndërsa policia thotë se ka dokumentuar 6 prej tyre.