Deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi sot se, Radio Televizioni Shqiptar është kthyer në Olsi Radio Televizion.

Duke publikuar një fotografi të vëllait të kryeministrit Edi Rama me drejtorin e ri të RTSH-së, Thoma Gëllçi, Boçi tha se, kushdo që aspiron të bëjë karrierë dhe të drejtojë institucione të rëndësishme në vend, mjafton ta ?rregulloje me Olsin?.

?Edi Rama ka bërë publik udhërrëfyesin se si mund të bëhesh drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, të këtij institucioni me mijëra të punësuar, me fond 20 milionë euro në vit, dhe me disa tendera dhjetëra milionë euro në vazhdim?, tha Boçi.

?Kjo është oligarkia në aksion, korrupsioni ulëritës, nepotizmi pa asnjë limit. Thoma Gëllçi e kapi lojën. Ai nuk është sot drejtor i RTSH, për shkak të vizionit, pasi e kaluara e tij në krye të organit zyrtar të partisë komuniste nuk ia lejon. Nuk është aty për shkak të integritetit, apo cilësive të tjera, sepse ato nuk i ka. Është aty për shkak të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit?, shtoi ai.