Music: Alban Skenderaj
Lyrics: Alban Skenderaj, Elinel

(Alban)
Shpirt pangopur, peng në kohë
Natën gjumin nuk e njoh
Endem nëpër shtigjet e vetmisë

Sytë më shohin bardhë e zi
Jam njeri e s'jam njeri
Zhytur thellë në baltën e lakmisë

Kam nevojë për pak muzikë
Ndenjën ta jetoj pa frikë
Të gjej paqe thellë në zemër
Te mbështetem tek një mik

Kam nevojë të them më fal
Të besoj në ideal
Të qesh, të qaj me mall
Kam nevojë të ndihem gjallë

(Elinel)
Dashni
Kjo çmenduni e arsyetume
M'ka bo me lu me zjerm ma ka pru shpirtin n'maje hune
M'ka bo me dyshu n'veten
Urrejtja erdh e pa ftume
Jom munu me lartësu me punë veten n'kët botë t'kufizume

I rrethum jom me shoqni
Që shohin vec sipërfaqen
vlersojnë vec sipërfaqen
E bojnë sikur t'vetknaqun

Kom nevojë mu çmu për ato që jom
Skom nevojë me ndrru për një opinion as me ndrru për kërkon'

Nevoja m'nxiti e une shpiki
M'nyra qysh me pa dritën midis eklipsi
Qysh me mujt me pa t'mirën n'diçka t'keqe
T'pa shpirtit m'i thirr n'ndërgjegje
Me dashni me fshi urrejtje

Pritëm se po bi
Bi si një stuhi përplotë me shi n'ër lot e mi veç unë e di sa thellësi ka m'rri shtrati i k'tij lumi që vërshon vështirësi po s'munet me m'përbi
Kom me kon ç'ai që noton kundër rrjedhës qe vërshon me furi

(Alban)
Dhe kur të qëndroj ndoshta me zor në këmbë
Dhe kur gjithcka që ka mbetur është një këngë
Une do them krenar se jetova i lirë
Dhe kur gjethet të jenë zverdhur një mëngjes
Kur thesaret të veniten në harresë
Vec një emocion vlen njëmijë pasuri

(Refren)
Kam nevojë për pak muzikë ....

(Elinel)
Kom nevojë
Për një bisedë t'sinqertë mos mu paragjyku për ato ça munet goja me nxjerr
Kom nevojë me m'bo me besu që s'ki me m'keqkuptu po ki me kon me mu, a je me mu?

Kom nevojë me taku njerëz që m'inspirojnë e m'bojnë me besu qe besnikërinë s'e tradhtojnë

Kom nevojë k'saj egos teme me ja dhan një kuptim
Me besu që me kon i mirë n'jetë e ka një qellim

(Alban)
Hapin jo nuk e ndal, jo nuk e ndal, jo nuk e ndal
Kam nevojë më shumë se kurrë të ndihem gjallë

(Refren) Kam nevojë për pak muzikë ....

https://www.facebook.com/AlbanSkenderaj.official.Page
https://www.instagram.com/albanskenderaj/?hl=en