Humbja e pushtetit është reflektuar në deklaratat vjetore të pasurisë, të disa prej ish-ministrave të qeverisë ?Berisha?. Tre vjet pas largimit nga pushteti, rezulton se të ardhurat kryesore të disa ish-ministrave të Berishës vijnë nga gratë e tyre. Ata deklarojnë paga deri në 40 mijë euro dhe depozita qindra mijëra euro në emër të bashkëshorteve. Edhe pse ka një dosje në prokurori për fshehje pasurie, ish-kryefinancieri Ridvan Bode thotë se, të ardhurat kryesore i kanë ardhur nga aktiviteti i bashkëshortes, Jola Bode.<br /><br />Në emër të bashkëshortes, Bode deklaron të ardhura nga obligacionet 1,200,000 lekë, tre llogari rrjedhëse shtuar me 2,052 lekë dhe 299,592 lekë. Po ashtu, Bode deklaron të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në Universitetin e Tiranës, 1,905,000 lekë, të ardhura po të bashkëshortes nga bonot e thesarit, 213,000 lekë si dhe të ardhura nga depozita, 46,000 lekë.