Surprise Me!

Report TV - Shijak, polici bashkiak u merrte para shitësve ambulantë, arrestohet

2016-05-08 18 Dailymotion

Një punonjës i policisë bashkiake në Shijak, është arrestuar sot në flagrancë.

Gerti Dedja 35 vjeç, banues në lagjen Shijak, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake Shijak është vënë në prangat e policisë për korrupsion.

Ai u merrte shuma të ndryshme parash tregtarëve ambulantë, dhe i lejonte të shisnin produktet e tyre pranë tregut të fshatar të qytetit të Shijakut.

Arrestimi i policit bashkiak është kryer nga specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, pas një hetimi 2-mujor.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan një sasi parash dhe dy telefona celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga nenin 259 të Kodit Penal.

Buy Now on CodeCanyon