Surprise Me!

Report TV - Palët arrijnë dakordësi votojnë në parim draftin e Reformës

2016-05-09 0 Dailymotion

Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi voton unanimisht në parim për Reformën në Drejtësi. Opozita dhe mazhoranca kanë votuar në parim draftin final të ekspertëve ndërkombëtarë për ndryshimet kushtetuese.<br /><br />Fill pas përfundimit të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi deklaroi se opozita nuk votoi ?pro? çështjeve politike. Ai theksoi se tashmë do të nis diskutimi për shqyrtimin e draftit nen për nen. Halimi deklaroi se i ka propozuar komisionit një formulë tjetër alternative për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe njerëzve të drejtësisë që nuk do të jetë as 3/5 as 2/3. Ndërkohë mbërritja e këtij propozimi mohohet nga ana e mazhorancës<br /><br />?Sot përfunduam procesin e diskutimeve të draftit të sjellë nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, të draftit të rishikuar të datës 4 maj. Opozita në këtë komision pas qëndrimit të shprehur qartë edhe ditën e djeshme, qëndrim i cili u bë edhe gjatë ditës së sotme në komision, votoi pro fillimit të diskutimit të amendamenteve nen për nen, amendamente të cilat do të fillojnë diskutimin nga dita e nesërme dhe në ditët në vijim. Vota jonë pro fillimit të procesit të amendamenteve, të diskutimeve nen për nen të amendamenteve Kushtetuese, nuk duhet të interpretohet, ashtu siç dhe u ra dakord në mbledhje, nuk duhet të interpretohet si një votë pro çështjeve politike, të cilat ekspertët e misionit të EURALIUS dhe OPDAT nuk i kanë marrë në trajtim.

Buy Now on CodeCanyon