Nuk kanë reshtur të qeshurat dhe duartrokitjet e publikut në komedinë ?Një jetë me ty? që u shfaq në Teatrin Kombëtar.

Shfaqja me regji të Erjon Kames trajton temën e një cifti të ri të sapomartuar.

Batutat e mprehta të aktorit Romir Zalla janë ndjekur nga situatat komike të Suela Bakos,

Marrëdhënia në çiftin e sapomartuar sa vjen e komplikohet, sepse në skenë hyn Ajo.

Aktorja Suela Bako, që në jetë është bashkëshortja e aktorit Romir Zalla, arrin për bukuri në skenë mishërimin artistik. Pas një sërë ngatërresash, çifti i komedisë ndahet.

Skenografia elegante e Noset Shijakut të përshin në lidhjen intime të çiftit. Një fëmijë i dytë e lidh sërish çiftin.

Por a ka më harmoni si në ditët e para kur u dashuruan, kjo është pyetja që ri pezull gjatë gjithë komedisë.