Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përballë qëndresës së politikës shqiptare, për të mos e përkthyer me dakordësi në kohë angazhimin për miratimin e reformës në drejtësi, Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, kanë zgjedhur t?ua përcjellin sy më sy deputetëve, kërkesën për të mos e vonuar më reformën që hap negociatat për anëtarësim në BE.
Kryediplomati amerikan, Donald Lu dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin janë bërë përfaqësuesit e parë diplomatikë që kanë marrë pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të partive politike, duke e nisur me PS.
Për 60 minuta, dy Ambasadorët kanë qëndruar në mbledhjen e ekipit kuvendor socialist të drejtuar nga vetë Edi Rama, për të përcjellë nga aty rëndësinë që ka miratimi pa vonesë dhe me unanimitet i reformës në drejtësi.
Të njohur me zërat kritikë të deputetëve të cilët e kanë parë me dyshim praninë e Ambasadorëve në grupet parlamentare, dy diplomatët zgjodhën të japin këto përgjigje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/lu-pas-mb...