Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 68 vjeçar ka shtënë me armë zjarri në mjediset e jashtme të sigurimeve shoqërore në Shkoder, pasi nuk arriti të merrte shërbimin e kërkuar pranë sporteleve të këtij institucioni.
Sipas burimeve policore Haxhi Lisaj nga Shkodra pasi ka debatuar me njërin nga punonjësit e sigurimeve lidhur me mosmarreveshjet e krijuara për përfitimin e pensionit të pleqërisë, ka dalë në pjesën e përparme të godinës ku ka marrë armën Shotgan që e kishte me leje në mjetin e tij dhe ka qëlluar disa herë në ajër.
Nga të shtënat qytetarët dhe punonjësit e sigurimeve janë terrorizuar, ndërsa kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Kjo e fundit nuk ka vonuar të mbërrijë në vendngjarje për shkak të afërsisë, pikërisht pak metra nga qendra e qytetit dhe ka bërë fillimisht neutralizimin e 68 vjeçarit, e më pas arrestimin e tij.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/qellon-me-pistolete-ne-ajer-se-smori-sherbimin-e-kerkuar-ndalohet/